Rreth Nesh

Çfarë ne bëjmë

Jemi një nga agjencitë më të reja në rajon dhe për këtë arsye jemi mjaftueshëm ambiciozë që të synojmë të bëjmë diferencën! Albania tours është themeluar nga një grup të rinjsh dinamikë. Totalisht “nerd”, duke mos reshtur kurrë së kërkuari rrugëtimet më interesante dhe të hapur ndaj novacionit apo prurjeve të reja. Jemi entuziastë për t’i ofruar bashkëudhëtarëve tanë eksperienca kuptimplotë, pasi e shohim përvojën e të udhëtuarit plot kuriozitet, njëlloj si ti.

Njëkohësisht, themeluesit tanë kanë gati 14 vjet eksperiencë dhe bashkëpunojmë ekskluzivisht me guida vendase, të cilat shoqërojnë udhëtarë për mbi 20 vjet. Nëse udhëton me Albania Tours flitet gjuha jote rrjedhshëm, por çdo gjë tjetër është krejtësisht autentike dhe vendase. Mundohuni mos të humbisni asnjë detaj nga vendet fantastike që do të vizitoni, sepse siguria dhe mirëqënia juaj janë të panegociueshme.      

Ne në Albania Tours jemi vetë “të fiksuar” me udhëtimet, ndaj e dimë më së miri se si të ta thjeshtojmë jetën. Merremi ne me të gjitha detajet: biletat, transporti, prenotimi i hotelit e çdo gjë tjetër që i duhet një eksperience komode. Çfarë të mbetet ty? Vetëm të bësh valixhet. Gjithashtu, jemi gjithmonë aty për të të drejtuar apo për të ndarë me ty këshila praktike.

Çfarë ne ofrojmë

Destinacionet dhe rrugëtimet më mbresëlënëse nga i gjithë Ballkani, ku fokus të veçantë kanë vende të cilat janë ende pët t’u zbuluar:
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Kosova

Shumëllojshmëri turesh dhe guidash, të cilat stimulojnë imagjinatën duke iu përshtatur xhepit, kërkesave apo ambicieve tuaja:
Ture të para-organizuara, Ture individuale, Ture teologjike, Ture për ecje (hikking apo trekking), Paketa për pushime verore/dimërore, Yoga retreats

Misioni yne

Na pëlqejnë pamasë udhëtarët, ndaj duam të bëjmë të mundur që t’i rastisim kudo, në vendet e në përvojat që kemi më për zemër.

Ekipi ynë

profile_Male And Female User Circles Set copy

Daklea

CEO&Founder
profile_Male And Female User Circles Set

Ani Gurabardhi

Product Manager
profile_Male And Female User Circles Set

Deni Gurabardhi

Office Manager
profile_Male And Female User Circles Set copy

Nola Gurabardhi

Acquisition
profile_Male And Female User Circles Set

Kevin Boshku

operative Management / Tour guide
profile_Male And Female User Circles Set

Agron Rama

Tour guide
profile_Male And Female User Circles Set

Besmir Hoxha

Webmaster
You don't have permission to register