Vlorë

Albania

Vlorë

Një gurë i çmuar në zemër të Mesdheut, Vlora është njëkohësisht djepi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe një nga destinacionet më të preferuara nga turistët. Pasi ta vizitosh, kur do të kujtohet Vlora, plazhet e kaltra, pjatat mesdhetare dhe netët verore do të jenë gjërat e para që do të vijnë ndërmend.

Vlora, qyteti më i rëndësishëm në Rivierën Shqiptare, jo më kot pret vit pas viti me qindra mijëra turistë. I shtrirë buzë detit Jon dhe i rrethuar nga kodra piktoreske, ky qytet është shembulli më i përsosur i standardit gjithmonë e në rritje i mikëpritjes shqiptare. Vendi ku u shpall pavaresia e vendit, Vlora ka shumë histori për të rrëfyer, duke nisur që nga antikiteti. E influencuar nga rendi romak, arti bizantin dhe arkitektura otomane, ky vendbanim historik është një tjetër shembull i përkryer se si ndërthuren në harmoni kulturat dhe periudhat e ndryshme kohore. Në ditët e sotme, Vlora përngjan me një qytet evropian, ku vendasit shëtisin buzë detit gjatë perëndimit, me në sfond aromat e disa prej restoranteve më të mira në vend. Specialitetet e peshkut, me prekje italiane, dhe ri-vizitimet e tradicionales do t’ju lënë pa mend. Përtej atraksioneve kulturore, Vlora është edhe një vend strategjik për ata që pëlqejnë sportet ujore, shëtitjet në natyrë apo fshatrat piktoreske. Në vetëm pak minuta larg me makinë, gjithëkush mund të vizitojë plazhe me të gjitha nuancat e blusë apo kështjella qindra-vjeçare. E pasur nga natyra, në zhvillim të përhershëm dhe me dashuri të veçantë për vizitorët, Vlora është nga ato eksperiencat që duhen shijuar patjetër një herë në jetë.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

647.9 km²
You don't have permission to register