Valbonë

Albania

Valbonë

E konsideruar si “mrekullia e Alpeve Shqiptare”, Lugina e Valbonës është padyshim vendi më Idilik në Shqipëri. Kjo luginë është dëshmia konkrete bukurisë së padiskutueshme të natyrës shqiptare. Valbona është burim legjendash antike, por edhe piknisja e aventurës tënde më të re.

Vetëm 30 minuta larg qytetit të Bajram Currit, Lugina e Valbonës shtrihet përreth 50km, nga lumi Drin deri në qafën malore që mban të njëjtin emër. E gjitha e rrethuar nga majat e Alpeve, Valbona është një spektakël formash dhe ngjyrash. Këto të fundit ndryshojnë sipas katër stinëve, ku vlen për tu veçuar periudha e fillim-Vjeshtës. Në këtë periudhë, e gjithë lugina e pyllëzuar, transformohet në një mozaik ku shkrihen me njëra-tjetrën e verdha, portokallia, e kuqja dhe kafja. Në Valbonë të presin me dhjetëra mundësi për hiking the trekking në natyrë të egër, në mes pyjeve të paprekura apo ujëvarave mbresëlënëse. Banorët e luginës janë tejet mikëpritës dhe opsionet e qendrimit janë praktikisht të panumërta. Mund të zgjedhësh nga shtëpitë-kulla karakteristike të malësisë, e deri te hotelet ku nuk të mungon asgjë, as atmosfera tipike e pushimeve në mal. Në Valbonë mund të shijosh pjatat më karakteristike të Alpeve apo pasditet e çajit, me në sfond masive shkëmbore të përmasave kolosale, të cilat shtihen deri në horizont. 1000 metra mbi nivelin e detit, në Valbonë i nxehti i verës nuk ekziston, ndërsa në ditë më të ftohta të presin skarat dhe bisedat rreth vatrës së zjarrit me verë të mirë. Lugina e Valbonës është më shumë se një destinacion; është strehë për ata që kërkojnë qetësi absolute në zemër të natyrës. Si një kanavacë e gjallë, kjo luginë do të të kujtojë se natyra është artisti më i mirë që njohim.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

80 km²
You don't have permission to register