Tirana

Albania

Tirana

Dikur konsiderohej si kryeqyteti më gri Evropë, sot padyshim Tirana është një nga qytetet më dinamike në të gjithë rajonin. Vizito një vend ku e kaluara shkrihet në mënyrë të paprecedentë me shpirtin modern të një qyteti të mbërthyer nga ethet e zhvillimit.

E shtrirë midis maleve magjepsëse dhe detit Adriatik, Tirana ka shumë për t’i ofruar të gjithë llojeve të udhëtarëve, pavarësisht shijeve apo buxhetit. Diversiteti arkitektonik i Tiranës shtrihet para syve të tu me vetëm një shëtitje në qendrën e qytetit, në sheshin Skënderbej. Aty ku mund të vizitosh xhaminë dhe sahatin e kohës otomane apo të eksplorosh parqet midis godinave të ministrive, të cilat mbartin arkitekturë të kohës së Musolinit. E gjitha me në sfond qiell-gërvishtës krejt të rinj. Për të apasionuarit pas historisë, Tirana ofron muze interesantë si “Bunkart” apo “Shtëpia e gjetheve”, ku e shkuara komuniste rrëfehet nga një kendvështrim tejet origjinal. Muzeu Historik Kombëtar në kryeqytet është një udhëtim më vete, ku ti eksploron Shqipërinë që nga antikiteti i saj e deri në periudhat më moderne. Je në kërkim të një aventure kulinare? Atëherë, je në vendin e duhur. Restorantet e Tiranës do të lënë pa fjalë me menutë e pasura, të cilat variojnë nga skarat tipike ballkanike e deri tek delikatesa me karakter mesdhetar. Je tip aperitivesh? Akoma më mirë. Baret e Tiranës kanë famë ndërkombëtare për arkitekturën e brendshme dhe për entuziazmin që transmetojnë koktejlet e tyre të përgatitura mjeshtërisht. Përgatitu të krijosh kujtime të paharrueshme në një nga qytetet më mikëpritëse e më të sigurtë në Evropë.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

1,110 km²
You don't have permission to register