Theth

Albania

Theth

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi është një nga fshatrat më të egër dhe më të izoluar në të gjithë Shqipërinë. Sërish, aty do të gjeni disa nga bujtësit më zemërgjerë, në këmbët e majave më spektakolare në të gjithë Ballkanin.

850 metra mbi nivelin e detit, Thethi është padyshim një nga fshatrat më mahnitës në Shqipëri. I njohur botërisht për bukurinë natyrore që e rrethon, ky fshat është edhe nga të rrallat vende të mbetura ku mund të dëshmohet plotësisht stili tipik i jetesës së malësorëve shqiptarë. Arkitektura e shtëpive dhe e dhjetra bujtinave me çati guri, të cilat mirëpresin pushues nga e gjithë bota, e bëjnë Thethin të duket sikur ka dalë nga një përrallë legjendare. Lumi i Thethit me ujërat e tij akull të ftohta depërton mes për mes fshatit, dhe përshkon fare pranë monumente të rralla kuturore si kishën e fshatit dhe “Kullën e Ngujimit”. Kjo e fundit do t’ju lërë pa fjalë me historitë e saj sa gjakatare edhe fisnike. Banorët e Thethit, në bujtinat e tyre, ofrojnë dhoma karakteritstike të malësisë, me oda zjarri dhe gatime tipike të zonës. Peizazhet e ashpra dhe të paprekura përreth Thethit janë strehë e mrekullueshme për ata që kanë pasion natyrën. Fshati është i rrethuar nga majat e larta dhe pyjet e gjelbra, duke e bërë atë një parajsë për aktivitete në natyrë si hiking dhe trekking. Vendet më ikonike në Thethi janë ujëvara e fshatit, vaskat e Ndërlysës dhe “Syri i Kalter,” një pellg natyror mahnitës i ushqyer nga burimet e ujëvarave malore. Thethi është edhe pikënisja e një prej shtigjeve më të bukura malore në Ballkan. I atij që quhet edhe “Kalimi Theth-Valbonë”, një udhëtim disa-orësh që të lë pa fjalë për nga bukuria e peizazheve. Thethi është padyshim udhëtimi më poetik që mund të bësh në territorin e Shqipërisë.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

26,3 km²
You don't have permission to register