Shkodër

Albania

Shkodër

Qyteti i biçikletave, i dialektit më melodioz në Shqipëri dhe vendlindja e artistëve që kanë revolucionalizuar artin e vendit. Kur viziton Shkodrën, praktikisht ke vizituar djepin e kulturës Shqiptare, i cili shtrihet në qendër të një peizazhi të mrekullueshëm.

Shkodra është qyteti më i populluar dhe më i pasur në veri të Shqipërisë. Trashëgimia e jetës qytetare të Shkodrës pasqyrohet qartazi në fasadat e ndërtesave historike dhe në bulevardet e pushtuara nga kafenetë, argjendarët dhe muzetë më të veçantë në Shqipëri. Mjafton të përmendim muzeun e fotografisë Marubi. E vendosur në qendër të qytetit, muzeu dëshmon jo vetëm 120 vjet histori, por edhe mjeshtërinë e mbi tre brezave artistësh, të cilët kanë kultivuar artin e fotografisë si askund tjetër në Shqipëri. Të mos flasim për muzeun historik, i cili meriton të mbyllet vetë në një muze, kjo në saj të vlerave historike dhe arkitektonike që mbart. Si një kryqëzim kulturor unik, në Shkodër do vizitosh katedrale dhe xhami, të cilat i ndan nga njëra-tjetra vetëm një rrugicë. Në të njëjtën fasadë kafaneje do të vëzhgosh ndikimin venecian, stilin otoman dhe një prekje më moderne. Shkodra ka edhe një jetë nate tejet dinamike, ku të rinjtë kërcejnë në lokat e lagjjes Gjuhadol deri në orët e para të mëngjesit. Pesë minuta larg qytetit shtrihet dhe liqeni më i madh në Ballkan, habitati i preferuar i qindra lloje peshqish dhe shpendësh. Ndër këta të fundit, përfshihen edhe specie endemike apo të rralla në nivel Evropian. Qyteti dominohet nga kalaja e Rozafës, me një histori legjendare e cila buron që nga antikiteti dhe në formë kurore, për ta kurorëzuar një herë e mirë faktin se Shkodra është qytet që duhet vendosur me patjetër në planet e tua afat-shkurtra.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

911.8 km²
You don't have permission to register