Saranda

Albania

Saranda

Si qyteti me më shumë diell në Shqipëri, gjatë gjithë vitit Saranda i dhuron vizitorëve më shumë se 300 ditë të bukura. Nëse ke fatin ta përjetosh, me siguri do mallëngjehesh nga plazhet që mbartin të gjitha nuancat e blusë dhe nga atmosfera mesdhetare e cila buron që nga antikiteti.

E shtrirë buzë detit Jon, Saranda ka famë jo vetëm për klimën e favorshme apo brigjet që duken gati si tropikale, por edhe për mikpritjen e ngrohtë të vendasve. Kuzhina e pasur tradicionale, rrugicat e lulëzuara dhe vendasit e buzëqeshur, e bëjnë Sarandën vendin ideal për pushime, gjatë gjithë vitit. Mbrëmjeve shëtitorja e Sarandës është vendi ideal për të provuar një pjatë karakteristike apo për të shijuar muzikë live. Pak minuta larg qendrës së qytetit ti mund të vizitosh plazhe me ujëra të kristalta, ku koktejlet e shumëllojshme dhe pjatat e detit janë të aksesueshme për nga çmimi dhe të paçmueshme për nga shija. Fare pranë me Sarandën ndodhet një nga plazhet më të njohura në Shqipëri. E quajtur “Perla e Jonit”, plazhi i Ksamilit të mahnit me ishujt e saj që mund t’i cekësh lehtësisht duke notuar. Saranda ka edhe një histori të pasur kulturore dhe arkitektonike. Kalaja e Lëkurësit është një rrënojë e lashtë që tregon historinë e qytetit, ndërsa Manastiri i “40 Shenjtorëve” është vetëm porta për të zbuluar mitet e Sarandës. 10 min larg me makinë dhe në mesin e kodrave plot agrume gjendet edhe qyteti i lashtë i Butrintit. Ky qytet antik është një nga vendbaniket antike më të rëndësishme në Ballkan dhe dëshmi e qartë se rajoni i Sarandës na mahnit prej mijëra viteve.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

730 km²
You don't have permission to register