Pogradec

Albania

Pogradec

Qyteti më piktoresk në Shqipëri, Pogradeci është vendlindja e poetëve dhe destinacioni i atyre që janë në kërkim të paqes me natyrën. Pogradeci i pret miqtë me rosa të tymosura dhe lakrorë, buzë një liqeni mahnitës që përhumbet deri në horizont.

Pogradeci gjendet në brigjet e Liqenit të Ohrit, në juglindje të Shqipërisë me në sfond kodra të gjelbra, të cilat konturojnë parqet e qytetit në harmoni të plotë. Falë Ohrit, njërit prej liqeneve më të vjetra e më të thella në Evropë, Pogradeci ofron një panoramë të pazëvendësueshme për nga bukuria natyrore. Zona përreth ka patur sharm që nga periudha e antikitetit dhe këtë e vërteton trashëgimia e saj e pasur historike. Sa për të përmendur këtu, në afërsi të Pllajës së Linit gjenden mbetjet e vendbanimit më të hershëm në Evropë. Nga ana tjetër, Parku Kombëtar i Drilonit të relakson pa masë me florën dhe faunën e pasur. Streha ideale për të apasionuarit e shëtitjeve në natyrë, buzë kanaleve plot peshq dhe në freskinë e pemëve ku kanë bërë fole specie të rralla shpendësh. Vetë Liqeni i Ohrit është një mrekulli e vërtetë, i njohur për ujërat e tij të kristalta dhe për shumëllojshmërinë e specieve endemike që strehon. Falë edhe liqenit, përtej pjatave tradicional me produkte të freskëta, kuzhinierët vendas gatuajnë përsosmërisht troftën dhe koranin. Ky i fundit një peshk i rrallë që gjendet vetëm në Ohër. Në mbrëmje, bregu i liqenit kthehet në shëtitore, ku banorët dhe vizitorët mblidhen për të shijuar perëndimin e diellit dhe atmosferën e lokaleve me muzikë live dhe birra artizanale. Pogradeci është destinacioni idilik për ata që kërkojnë bukuri natyrore, pasuri historike dhe mikpritjen e pastër.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

584.8 km²
You don't have permission to register