Përmet

Albania

Përmet

I shtrirë buzë lumit të fundit të egër në të gjithë Europën, padyshim, Përmeti strehon banorët më mikpritës e më të butë në të gjithë Shqipërinë. Majat e mbuluara nga dëbora, banjat termale dhe vendbanimet antike, i bëjë sfond një qyteti të vogël që të mirëpret pastër e plot bujari.

Edhe pse është një nga qytetet më të vogla në të gjitë rajonin, vetëm në Përmet zorr se mërzitesh. Je i gatshëm për një eksperiencë kurative dhe relaksuese në zemër të natyrës? Shumë mirë, fare pranë qytetit ndodhen Banjat e Bënjës. Këto të fundit janë të njohura botërisht për vetitë kurative të ujërave të tyre termale dhe për peizazhin emocionues që i rrethon. Madje, buzë tyre ndodhet edhe hyrja në kanionin e Langaricës, nga më impresionuesit në të gjithë Ballkanin. Sipër banjave, mbi kodrat përreth ndodhet edhe fshati piktoresk i Bënjës, i gjithi i skalitur në gurë, si për t’i bërë zili edhe fshatrave të Toskanës. Je më shumë tip për eksperienca me adrenalinë? Atëherë duhet të dish se lumi i qytetit, Vjosa, është destinacion kryesor i atyre që praktikojnë rafting. Një rast i mirë për të vozitur lumin më të egër (të paprekur) në Evropë. Nëse të pëlqen të qëndrosh me këmbë në tokë, Përmeti ofron pafund mundësi për hiking dhe trekking. Le të rikthehemi në qytet! Pikërisht në qendër të tij mund të vizitosh masivin shkembor të mbiquajtur Guri i Qytetit. Në majë të tij ndodhet një fortifikim mijëra-vjeçar, burim legjendash dhe gojëdhënash frymëzuese. Në Përmet të presin edhe disa nga restorantet më të shijshëm në vend. Menutë i kanë kryesisht tradicionale, me receta të ri-vizituara, por verërat dhe produktet e freskëta të zonës do të të mallëngjejnë. Përmeti mbart edhe punishte apo dyqane të vogla ëmbëlsirash. Të sugjerojmë mos t’i lësh pa provuar llokumet dhe glikotë e përgatitura me merak nga gratë dhe vajzat e zonës. Pasi ta vizitosh, Përmeti do të mbetet në kujtesën tënde njëlloj si një pjatë e ofruar plot dashuri.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

602.5 km²
You don't have permission to register