Lezhë

Albania

Lezhë

Vizito një qytet që nuk resht së tërhequri udhëtarë dhe aventurierë për më shumë se 2200 vjet. Lezha është gati-gati një Shqipëri në miniaturë. Brigje perfekte për të marrë rreze dielli, disa nga agroturizmet më të mira në vend dhe një qytet që ruan plot fanatizëm me dhjetra monumente historike.

Në antikitet njihej si Lissus, një nga qytet-fortesat më të pakapërcyeshme. Në ditët e sotme, Lezha është tërësisht e hapur ndaj vizitorëve nga e gjithë bota. Fare pranë Adriatikut, Lezha ofron pushime në plazh, aventura nën-ujore, vozitje me barka dhe eksperiencën e vëzhgimit të disa specieve endemike nga më të rralla në botë. E gjitha kjo sepse Lezha i ka dhënë formë qytezës bregdetare të Shëngjinit dhe ruan me fanatizëm Lagunën e Kune Vainit. Njëra atraksion turistik gjithmonë e në zhvillim, ndërsa tjetra një oaz natyror pë të mos u humbur. Përtej parqeve natyrore dhe brigjeve me rërë të artë, Lezha është vetë një destinacion i detyrueshëm për ata që pretendojnë se kanë vizituar Shqipërinë. Në Lezhë u pagëzua heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe po aty ndodhet edhe memoriali në emër të tij. Ky i fundit, vend pelegrinazhi për atdhetarët më të zellshëm dhe për vizitorët që duan të mësojnë më shumë për këtë figure gati mistike. Në qytet ndodhen mbi 20 objekte kulti dhe muze, të cilat mbrohen për rëndësinë e tyre historike dhe vlerat arkitektonike. Pavarësisht kësaj, monumenti më imponues dhe më mbresëlënës ndodhet në pikën më të lartë të qytetit. Kalaja e Lezhës, vendbanim antik dhe fortifikim i zotëruar nga perandoria osmane dhe ajo bizantine, është dëshmi e rëndësisë strategjike të qytetit. Me 12 porta, mbi 40 kulla dhe me mure të gjëra katër metra, Kalaja e Lezhës konsiderohet kryevepër inxhinierike. Si çdo qytet tjetër shqiptar, Lezha të pret plot artefakte, të punuara nga artizanët lokalë dhe të fton të shëtisësh buzë lumit Drin: një eksperiencë autentike, shqiptare.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

515 km²
You don't have permission to register