Ksamil

Albania

Ksamil

Nëse nuk ke dëgjuar ende për Ksamilin, atëherë me siguri nuk ke hapur akoma asnjë guidë online mbi destinacionet më tërheqëse Evropiane. Jo më kot Ksamili është ndër vendet e para në renditje: I ka të gjitha, bregdetin marramendës, gatimet e shkëlqyera dhe trashëgiminë kulturore.

Ksamili është një fshat i vogël në Jug të Shqipërisë, i cili gjatë kohës së komunizmit njihej për kultivimin e agrumeve, ullinjve dhe të midhjeve. Ndërsa në ditët e sotme, padyshim, Ksamili mban rekordin e numrit të turistëve. Kjo sepse ky fshat ka një nga vijat bregdeatre më të bukura në të gjithë Detin Jon. Rëra e bardhë dhe ujërat e kristalta me ngjyra që variojnë nga jeshilja, e kaltërta dhe guri i kalit, rrethojnë një arkipelag ishujsh, të cilat mund t’i vizitosh me barka ose me not. Ndërkohë që turistët e kanë pagëzuar si “Maldivet e Ballkanit”, Ksamili të ofron edhe një gamë të gjerë pjatash me bazë peshkun dhe frutat e detit. Të gjitha serviren të freskëta (të sapo-kapura) në restorante me pamje piktoreske dhe që menaxhohen nga familje lokale, tejet mikëpritëse. Për të apasionuarit pas historisë, duhet të dini që Ksamili ndodhet fare pranë qytetit antik të Butrintit, një vend që ka fituar statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Tempujt, teatrot dhe shtëpitë e Butrintit janë të ruajtura mirë dhe dëshmojnë ndikimin e disa qytetërimeve ndër shekuj. Ksamil është një destinacion me bukuri të pazakontë, ku natyra mesdhetare takon ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare. Ky oaz bregdetar do të magjepsi me balancën më unike midis trashëgiminë kulturore dhe natyrore në Shqipëri.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

63.6 km²
You don't have permission to register