Krujë

Albania

Krujë

E ngritur mbi një masiv shkembor, Kruja është foleja ku përngahera është kultivuar krenaria e shqiptarëve. Vendbanim epik për nga historia, ky është qyteti ideal për ata që entuziazmohen nga historitë e rezistencës, me në sfond aromat e tavave dhe byrekve të ngrohtë.

Si një nga qytetet më të vjetra në trevat shqiptare, Kruja shtrihet në një krahinë piktorekse, në kufijtë e maleve të egra shqiptare. Pavarësisht se njihet më shumë për nga historia e saj legjendare, krejt zona përreth Krujës ofron mundësi të shumta për të dashuruarit pas ecjeve në natyrë. Terreni malor dhe masivet pyjore e bëjnë eksperiencën aq sa sfiduese edhe shpërblyese. Imaginoni veten duke kundruar horizontin e paanë, mes për mes një pllaje, me detin si limit të vetëm. Historia e Krujës është e gdhendur në muret e kalasë së saj epike, të cilat i bënë ballë tre rrethimeve, nga dy sulltanë të ndryshëm. Në brendi të kalasë ndodhet edhe muzeu i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i pagëzuar nga Papati si “Mbrojtësi i Krishtërimit”, por i adhuruar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit, pavarësisht fesë së tyre. Ngjitur me muzeun, i cili është një kryevepër artiktektonike, ndodhet edhe muzeu etnografik i Krujës. Ky i fundit është një udhëtim ndër shekujt e mjeshtërisë krutanase, e cila i ka dhënë formë kostumeve, mjeteve të punës dhe artifakteve nga më të veçanta. Përpara se të mbërrijnë në këmbët e kalasë, vizitorët duhet të përshkojnë pazarin e vjetër të qytetit. Një tjetër eksperiencë në kohë, ku tregtarët dhe zejtarët vendas të shpjegojnë në detaje produktet e tyre të prodhuara me merak, sipas traditës. Kruja të ofron edhe disa nga pjatat më karakteristike shqiptare, për tu shijuar të freskëta, në një nga restorantet panoramike të qytetit. Sado pritshmëri të kesh, Kruja sërish do ta gjejë mënyrën të të bindi pse e meriton një kapitull special në ditarin tënd të udhëtimeve.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

100 km2
You don't have permission to register