Korçë

Albania

Korçë

Vendi i serenatave, i birrës dhe i shëtitjeve në lulishtet e mbushura me lule, padyshim Korça është qyteti më i veçantë në Shqipëri. Epiqendra e arkitekturës art deco dhe e disa prej traditave më unike në vend, Korça ia vlen çdo cent e çdo sekond i shpenzuar për ta vizituar.

Nuk do të mjaftonte një libër i gjithi për të përshkruar vlerat historike dhe kulturore të Korçës. Sido të jetë, ty të duhet të dish se në këtë qytet është themeluar shkolla e parë shqipe. E ndodhur në qendër të qytetit, shkolla mund të vizitohet në çdo moment të ditës. Në Korçë ndodhet edhe fabrika e parë e birrës në vend si dhe kinemaja e parë fare në Shqipëri. Të dyja janë themeluar në vitet 20’ dhe vazhdojnë ende në ditët e sotme të mirëpresin të apasionuarit pas birrës së ftohtë dhe magjisë së kinemasës. Gjatë vitit Korça mirëpret në masë vizitorë nga e gjithë bota, pasi organizon festivalin e birrës dhe karnevalet e saj të famshme. Qyteti dallon nga të tjerët për nga arkitektura, ku më shumë në sy bien katedralja e madhe ortodokse, pazari i vjetër dhe kompleksi i xhamisë. Të treja këto zona rrethohen nga vilat karakteristike korçare, të cilat nuk i kalojnë 2-3 katet, por që ngjajnë produkt i një qyteti plot finesë. Në Korçë gjenden muzeu i artit mesjetar, me koleksionin e tij të rrallë të ikonave bizantine, muzeu i dedikuar ndaj fotografit me famë ndërkombëtare Gjon Mili dhe muzeu i artefakteve orientale. Të treja janë eksperiencë më vete, për mos tu humbur. Për të apasionuarit pas kulinarisë, Korça është oazi i tyre, falë lakrorëve unikë, specave të mbushur, tavave me shpend dhe rakisë së pjekur. Ky qytet është një destinacion mallëngjyes, i cili në fund do të të mbetet mbresë si kartolina më e bukur nga Shqipëria.

Good To Know

Country

Alabania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

806.7 km²
You don't have permission to register