Himarë

Albania

Himarë

Himara është vendi i duhur për të kuptuar të gjitha nuancat e historisë dhe kulturës shqiptare, për tu shijuar nën diellin e Mesdheut, buzë detit Jon. Ideal për ty që nuk ta priste mendja se mund të ekzistonte një destinacion tipik shqiptar, por me shpirt grek.

Himara është një qytet bregdetar, i cili banohet kryesisht nga popullatë me etni greke. Pavarësisht kësaj, Himara përngahera e ka pasuruar Shqipërinë me kulturën e saj kulinare, mjeshtërinë e peshkimit dhe pushimet e mbara. Qyteti i ri shtrihet buzë Jonit, duke të dhënë akses në plazhe që vezullojnë nga gurët e bardhë dhe shkrihen deri sa bëhen një me ujërat e kaltërta që mund t’i kesh pare vetëm në Karaibe. Qyteti i vjetër shtrihet mbi një kodër-fortesë, muret dhe shtëpitë e së cilës të kujtojnë se Himara dikur ka qenë pikë strategjike ushtarake dhe tregtare. Sot, e gjithë Himara është një qytet piktoresk, tipik mesdhetar, ku rrugët janë të mbushura me pushues nga e gjithë bota dhe ku të rinjtë parkojnë motorët pranë moleve. Rrugicat e ngushta të qytetit ende strehojnë kisha të lashta dhe fshehin oborre shtëpish prej guri, ku zonja të sjellshme mbledhin dhe ofrojnë fiq të egër. Gastronomia është një tjetër thesar i Himarës, me kuzhinën e saj të pasur në produkte të feskëta deti dhe pjata tradicionale. Qyteti është i njohur për netët me muzikë live që të kujtojnë ishujt grekë, por ku të kërkohet të trokasësh gotat me rakinë më të rafinuar në Shqipëri. Dy hapa larg nga qyteti ndodhen plazhet e Potamit dhe të Livadhit. Tejet të pëlqyera nga të gjitha kategoritë e pushuesve, pasi duken si të virgjëra, por s’u mungon asgjë: as infrastruktura e as restorantet apo beach baret që të ofrojnë aventura me barka. E lirë, e pasur dhe në mes të natyrës, Himara të mirëpret plot dashuri.

Good To Know

Country

Albanina

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

572.2 km²
You don't have permission to register