Gjirokastër

Albania

Gjirokastër

I pagëzuar si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është padyshim vendbanimi me arkitekturën më të veçantë në Shqipëri. Por mos u gënje nga pamja e ngurtë! Mikpritja, atmosfera e ngrohtë dhe pjatat tradicionale të Gjirokastrës zbusin edhe gurin.

Gjirokastra njihet botërisht për shtëpitë-kulla me çati guri të cilat, sipas shkrimtarit kandidat për çmimin Nobel Ismail Kadare, mbulojnë kodrat e thepisura duke krijuar një guackë gjikante. Kur të vizitosh shtëpitë e Zekateve dhe të Skëndulajve do ta kuptosh arsyen pse Gjirokastra konsiderohet UNESCO World Heritage Site. Shtëpitë karakteristike të Gjirokastrës pasqyrojnë zakonet më të bukura të krahinës dhe njëkohësisht i kanë influencuar ato ndër shekuj. Banorët e qytetit jetojnë në simbiozë me shtëpitë e tyre. Mund të vizitosh edhe shtëpinë ku lindi dhe u rrit diktatori famëkeq Enver Hoxha. Ajo tashmë është muzeu etnografik i qytetit. Mbi qytet shtrihet edhe kalaja e Gjirokastrës, një nga fortifikimet më epike në Ballkan. E rrethuar me mure madhështore dhe me mite të lashta, në ditët e sotme kalaja është shtëpia e festivalit folklorik që mbledh artistë nga gjithë Shqipëria dhe vendodhja më unike e festivaleve të muzkës elektronike. Qafa e Pazarit konsiderohet si zona historike e Gjirokastrës. Aty ju presin dyqanet e artizanëve, restorantet me kuzhinë tradicionale dhe baret me menu të pasura. Nëse vërtet i ke pasion oazet e trashëgimisë kulturore dhe historike, herët a vonë do të shihemi në Gjiroakstër.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

469.6 km²
You don't have permission to register