Elbasan

Albania

Elbasan

E themeluar në vitin 1466 nga pushtuesi i Kostandinopojës, Mehmedi i Dytë, Elbasani mbetet një nga qytetet me më shumë rëndësi historike në Shqipëri. Kur viziton Elbasanin gjendesh në kryeqendrën e patriotizmit shqiptar dhe njëkohësisht në vendin që ruan me fanatizëm rituale e festa antike.

Dikur qyteti më i industrializuar në Shqipëri, në ditë e sotme Elbasani i ka kthyer sytë te tregtia dhe te mirëpritja e turistëve. Gjatë periudhës komuniste Elbasani njihej për kombinatin e tij metarulgjik, krenaria e regjimit dhe burim të ardhurash për mijëra punëtorë. Kombianti në ditët e sotme është i braktisur dhe ngjan më shumë me një set filmi post-apokaliptik, të cilin mund ta vizitosh lehtësisht për të shkrepur foto unike. Edhe pse u themeleua nga Perandoria Otomane mbi rrënojat e vendbanimit antik Skampa, gjatë Rilindjes Shqiptare Elbasani prodhoi disa nga nacionalistët shqiptarë më të zellshëm. Këta të fundit dhanë ndihmë të madhe në lëvizjen që siguroi pavarësinë e vendit. Zona më qendrore e Elabasanit është kalaja e qytetit, e cila meriton një vend në Librin e Rekordeve Guinness. Imagjinoni, për ndërtimin e saj u deshën vetëm 25 ditë, por me angazhimin e 150 mijë njerëzve. Tjetër atraksion me interes historik janë banjat turke të qytetit. Edhe pse Elbasani mbart disa nga objektet e kultit më të veçanta të feve myslimane, katolike dhe ortodokse, çdo 14 Mars qyteti organizon masivisht “Festën e Verës”. Një festë pagane që prej mijëra viteve zgjon rituale, ëmbëlsira karakteristike dhe xhelozinë e qyteteve të tjera, të cilat mundohen ta imitojnë sa të munden. Si kryqëzim rrugësh antike, ritualesh dhe ndjenjash patriotike, Elbasani do të dijë të ta mbajë kuriozitetin gjithmonë ndezur.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

872.6 km²
You don't have permission to register