Durrës

Albania

Durrës

Falë historisë së tij gati 2700 vjeçare, Durrësi mbetet një nga qytetet më antike dhe më dinamike në brigjet e Adriatikut. Qyteti portual më i rëndësishëm në Shqipëri, ndër shekuj ka mësuar t’i rehatojë vizitorët në restorante me famë ndërkombëtare ose të ngjalli ndër ta pasionin për arkeologjinë.

Plazhe me rërë të artë, hotele me 5 yje dhe një nga vijat bregdetare më të mëdha në të gjithë rajonin, Durrësi është bekuar nga natyra për të qenë destinacioni ideal për pushime verore. Qyteti ka mbi 30 vjet që mirëpret në bregdetin e saj me qindra mijëra turistë, ndaj mos u habisni nëse takoni vizitorë nga e gjithë bota. Të gjithë të mahnitur nga specialitet e peshkut apo të përfshirë nga jeta e natës plot gjallëri. E nëse nuk je shumë i fiksuar pas stinës së Verës, mos u shqetëso: Durrësi është gjithashtu edhe një nga qytetet më të pasura me reperte antike dhe vende arkeologjike, të gjitha të rëndësisë së rrallë. Pavarësisht se u themeleua si koloni helene, në portat e Durrësit u vendos fati i Perandorisë Romake, kur Cezari para se të hynte në qytet mundi kundërshtarin e tij historik Pompein. Në të njëjtin qytet, Bizanti shtriu të gjitha ambicjet për të kaluar Adriatikun, ndërsa Venecia u mundua më kot ta shkëpuste nga sundimi Otoman. I gjithë ky perkurs historik unik, ka lënë pas në qytet nj amfiteatër të jashtëzakonshëm, banja publike, kulla roje dhe mozaikë ku është derdhur mjeshtëria e epokave të arta. Me kafene plot gjallëri, restorante me menu të pasura dhe shëtitore që shtrihen deri në zemër të detit, në Durrës nuk është zbuluar akoma mërzia. Qyteti i kontrasteve që bashkëjetojnë në harmoni, në Durrës ndërthuret e kaluara madhështore dhe një e tashme e ndërtuar enkas për vizitorë kuriozë si ti.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

338.3 km²
You don't have permission to register