Berat

Albania

Berat

Qyteti i “një mijë dritareve” dhe i tre mijë viteve histori. I shpallur nga UNESCO si World Heritage Site, Berati është dëshmia më mirë e pasurisë kulturore të jugut të Shqipërisë, e cila daton që nga antikiteti. Një udhëtim në kohë midis ikonave bizantine dhe arkitekturës otomane.

Mirë se erdhe në një nga qytetet më të vjetra në Ballkan! Gjëja më karakteristike në Berat është padyshim lagjja Mangalem, dëshmi e shkëlqimit të shekullit të 18-të. Lagjja Mangalem derdhet si ujëvarë dritaresh mbi fasadat e dhjetra shtëpive me arkitekturë otomane, të cilat kanë pushtuar bukur faqen e një kodre. Një peizash për të mos u humbur ndërkohë që shëtit nëpër kalldrëmin e skalitur nga historia. Si tjetër dëshmi e tolerancës fetare “Made in Albania” Berati rezervon për ty disa objekte kulti qindra-vjeçare, duke përfshrë këtu xhami dhe katedrale të ndërtuara nga dy perandori të ndryshme. Dikur shtëpi e 20 kishave dhe e një xhamie, kështjella e Beratit e cila daton që nga shekullit i 13-të, është një nga fortifikimet më mbresëlënëse në Shqipëri dhe pika më e bukur nga ku të kundrosh panoramën e qytetit. Qyteti i vjetër ofron edhe muze tejet interesantë për nga arkitektura dhe përmbajtja e tyre. Muzeu ikonografik dhe ai etnografik, janë rasti ideal për t’u njohur me disa nga artistët që i kanë dhënë shtysë kulturës unike të qytetit. Si pjesë e një komuniteti të larmishëm dhe tolerant, banorët e Beratit kanë famë për mikëpritjen e tyre dhe për traditën e pasur kulinare. I shtrirë buzë lumit Osum, qyteti i Beratit është sfondi i përkryer i një shëtitjeje romantike, me në sfond punishtet e artizanëve dhe fëmijët që luajnë nëpër rrugica. Për udhëtarët që koleksionojnë peizazhe harmonie, historia i ka dhënë formë qyteteve si Berati.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

380.2 km²
You don't have permission to register