Apollonia

Albania

Apollonia

Përjeto magjinë e të eksploruarit të një qyteti 2600 vjeçar. Vendi ku u shkolluan filozofë, gjeneralë dhe perandorë që ndryshuan rrjedhën e historisë. Në antikitet më shumë se 30 qytete mbanint të njëjtin emër, por Apollonia që do të vizitosh nëpërmjet Albania tours, është ajo që mbizotëroi ndaj të gjithave për nga lavdia.

I themeluar në shekullin e gjashtë P.E.S. qyteti i lashtë i Apollonisë ndodhet vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit. Qyteti ndodhet brenda një parku arkeologjik modern, në mes të natyrës, ku ti mund të relaksohesh nën hijen e tempujve madështorë. Apollonia u themelua fill pas Epidamnus (Dyrrachium) dhe shpejt u kthye një nga qytetet më të rëndësishme në Adriatik. I zbuluar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, mendohet se qyteti ka lulëzuar në shekullin e katët pas Krishtit, si qendër ekonomike dhe tregtare e rëndësishme. Pavarësisht se Apollonia ndodhej disa kilometra larg Adriatikut, banorët e dikurshëm shfrytëzonin lumin e Vjosës për të dalë lirisht në det. Qyteti ishte edhe një nga ndalesat kyçe në rrugën trans-ballkanike, Via Egnatia. Qendër e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike, Apollonia kishte famë në të gjithë Mesdheun edhe për akademinë e saj. Në këtë qytet u trajnua ushtarakisht Perandori legjendar Oktaviani, i shoqëruar nga Agripa, gjenerali i njohur i Perandorisë Romake. Në të njëjtin park arkeologjik mund të vizitosh edhe Kompleksin e Manastirit të Apollonisë. Unik për nga lloji në të gjithë Ballkanin, ky manastir shfaqf idiosinkrazi arkitekturore të rralla, të cilat të bëjnë të mendosh se aty janë përzierë arkitektura bizantine (ndërtesa) me artin romak (skulptura dhe elementet e pikturës). Padyshim, Apollonia për ty do të jetë një udhëtim në kohë, por edhe një nga momentet më relaksuese të udhëtimit tënd në Shqipëri.

Good To Know

Country

Albania

Visa Requirements

Visa in not needed for EU citizens.

Languages spoken

Albanian

Currency used

Lekë

Area

1.4 km²
You don't have permission to register